06 Feb
Aforizma në gjuhën shqipe.

• Nuk ka njeri, sado i zgjuar, që në një periudhë kohore të rinisë së tij të ketë thënë gjëra, ose të ketë jetuar në një mënyrë që ndërgjegjes së tij të tashme mos t’i pëlqejnë më 


• A nuk është interesante se si jemi të gjithë të krijuar nga Zoti, dhe prapë dallojmë kaq shumë. 


• Mos i bëj të tjerëve atë që s’të pëlqen të ta bëjnë ty  .


• Vdekja s’duhet të na shqetësojë pasi kur ne ekzistojmë vdekja nuk ekziston, dhe kur vdekja ekziston, ne s’do të jemi më .


Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.


Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.


Logjika praktike është mbledhja e paragjykimeve të përfituara në moshën 18-vjeçare.


Nuk e di se me cilat armë do të bëhet Lufta III Botërore, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.


Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë.


Nuk vritet me zemëratë, por me qeshje.


Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë.


Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.


Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.


Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye.


Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.


Më shumë mëson prej dështimeve, se sa prej suksesit. Mos e lër të të ndalë. Dështimi ndërton karakterin.


Njerëzit thonë shpesh se motivimi nuk zgjat. Epo, as edhe një banjë me ujë të ngrohtë nuk zgjat. Prandaj rekomandohet përditë.


Cdo njeri që ti takon ka frikë nga dicka, është i dashuruar me dicka dhe ka humbur dicka.


Personi me të cilin do të kalosh më shumë kohë në jetë është vetja jote. Kështu që, më mirë të përpiqesh ta bësh veten tënde sa më interesante që të jetë e mundur.


Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the dhe çfarë bëre, por kurrë se si i bëre të ndihen  .


Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë.


Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje.


Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh.


Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera.


Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reago.


Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë që nuk kanë.


Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër.


Çfarëdo që e mendon ta bësh apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.


Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe.


Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra.


Rrëzohu 7 herë dhe ngrihu 8.


Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë kanë sy të shohin.


Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses.


Para se t’i vendosësh përgjegjësi dikuj, më mirë është t’i japësh besim për ta ndihmuar.


E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni.


Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën.


Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante, dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën më kuptimplotë


Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona.


Përpiquni jo që të jeni një sukses, por që të jeni një vlerë.


Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse shanset janë kundër jush, duhet eqë gjithësesi ta bëni atë.


Unë kurrë nuk e kam ëndërruar suksesin. Kam punuar për të .

Comments
* The email will not be published on the website.
I BUILT MY SITE FOR FREE USING